Prokuroria Speciale dhe Policia ndalojnë 10 persona të dyshuar për sulmin në Ibër-Lepenc

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme lidhur me sulmin ndaj Ibër-Lepencit, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera, raporton EO.

“Me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: ‘Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike’, nga neni 122 lidhur me veprën penale ‘Kryerja e veprës terroriste’, nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së, ‘Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’ nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së. Me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, më 1 dhjetor 2024 me vendim te Prokurorit është ndaluar edhe i dyshuari J.V nga komuniteti serb, i cili ishte në kërkim lidhur me këtë vepër penale.

Në shtëpinë e të njëjtit është kryer kontroll, ku janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm i armëve dhe pajisjeve tjera.

Nga Prokuroria Speciale bëhet e ditur se veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA