Projektligji për shëndetin riprodhues, Vetëvendosje shpreson te opozita

PËRGATITI: BENITA ZENELI 

Lëvizja Vetëvendosje nuk po mund t’i sigurojë e vetme votat në Kuvend, për ta miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor.

Prandaj, shpresën e ka tek opozita, për t’i bërë 61 vota.

“Ne jemi në pikën në të cilën kemi deklarime nga LDK në mbështetje të projektligjit, por që nuk ka arritur të vijë në votim në amendamentet ku ka ngecur javën e kaluar.”, tha shefja e Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo nismë diskutohet në kuvend qe më shumë se një vit, ndërsa është miratuar në parim, në tetor të vitit të kaluar.

Votimi në lexim të dytë po dështon disa herë, për shkak të mendimeve të ndryshme që kanë mes vete, edhe deputetët e pushtetit. Kështu duke bërë që as amendamentet e propozuara për këtë nismë legjislative me shkas të mos votohen.

Megjithatë, nga LDK-ja thonë se fillimisht Vetëvendosja duhet t’i bindë deputetët e saj për të votuar që më pas ta kenë përkrahjen e tyre.

“Ka ndihmuar që të kalojë në lexim të parë me shpresën dhe besimin që do të rregullohen disa elemente, të cilat kanë qenë diskutabile dhe që kërkojnë konsensusin e përgjithshëm. Kjo prapë ka qenë nën përgjegjësinë e shumicës, e cila nuk ka mundur ta gjejë kompromisin e brendshëm po as kompromisin në atë që quhen për interesin e qytetarëve të Kosovës. Është përgjegjësi e pozitës që t’i sigurojë votat e më pas opozita e sheh mundësinë të ndihmojë aty ku ne e shohim që i tejkalojmë kornizat opozitare, në interes të publikut dhe pacientit.”, deklaroi deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Për këtë projektligj janë propozuar 42 amendamente. Prej tyre, 20 të deputetit nga LV-ja, Visar Korenica.

Një nga nenet që disa deputetë e kundërshtojnë, është ai i cili lejon edhe gratë e pamartuara të kenë fëmijë përmes metodës së fertilizimit In-Vitro, i njohur si IVF./atvlive.tv/

Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/live/smjP6Bjz2c4?si=9SHK7GzeF2qEYRTw

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA