Kalo te përmbajtja
Të fundit

Prishtina triumfon në Podujevë, mposht Llapin dhe barazohet me pikë me lideren Malisheva

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Prishtina triumfon në Podujevë, mposht Llapin dhe barazohet me pikë me lideren Malisheva

Prishtina ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Llapit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi është rikthyer te fitorja në kampionat, duke marrë tri pikë të arta në stadiumin “Zahir Pajaziti”, pas humbjes së pësuar në shtëpi ndaj Dritës.

Reklamë

Kryeqytetasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt.

Leotrim Kryeziu realizoi për 0-1, pas një asistimi të bukur nga Blendi Baftiu.Prishtina vazhdoi të ishte më kërkuese gjatë pjesës së parë, ndërsa vendasit u përpoqën të reagonin, por pa arritur të gjenin golin e barazimit.

Në pjesën e dytë, Llapi u tregua më kërkues dhe loja u bë më e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan mundësi shënimi dhe rrezikuan portat kundërshtare.

Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Prishtina arriti ta ruajë epërsinë minimale, duke arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina ngjitet në kuotën e 26 pikëve dhe renditet në pozitën e dytë, me pikë të barabarta me lideren Malisheva.

Në anën tjetër, Llapi mbetet në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina do të jetë nikoqire e Vushtrrisë, ndërsa Llapi do të kërkojë pikë në udhëtim ndaj Dukagjinit.

    Reklamë