Kalo te përmbajtja
Të fundit

Drita vazhdon serinë e fitoreve, mposht Vushtrrinë dhe i afrohet kreut të tabelës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Drita vazhdon serinë e fitoreve, mposht Vushtrrinë dhe i afrohet kreut të tabelës

Drita ka regjistruar një tjetër fitore në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu po kalon një periudhë shumë të mirë, pasi kjo ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat, duke konfirmuar ambiciet për të luftuar në pjesën e sipërme të tabelës.

Reklamë

Gjilanasit e nisën ndeshjen më mirë dhe arritën të krijojnë epërsi prej dy golash në pjesën e parë. Mike Arthur zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa Kemelho Nbguena në minutën e 31-të realizoi për 2-0.

Vushtrria nuk u dorëzua dhe arriti të rikthejë emocionet në fund të pjesës së parë. Albijon Shurdhiqi realizoi një gol të bukur në minutën e 42-të, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.

Në pjesën e dytë, Drita administroi mirë epërsinë dhe vulosi fitoren në minutën e 75-të. Ishte Albert Dabiqaj ai që gjeti rrugën drejt rrjetës për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë triumf, Drita ngjitet në kuotën e 23 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë, duke vazhduar presionin në garën për kreun e tabelës. Në anën tjetër, Vushtrria mbetet në vendin e fundit me vetëm tri pikë.

Në xhiron e ardhshme, Drita do të përballet në udhëtim me Drenicën, ndërsa Vushtrria do të kërkojë pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Prishtinës.

Reklamë