Kalo te përmbajtja
Të fundit

Harry Kane rrëfen emocionet pas fitimit të Topit të Artë: Zemra më rrihte fort!

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Harry Kane rrëfen emocionet pas fitimit të Topit të Artë: Zemra më rrihte fort!

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka rrëfyer emocionet dhe ankthin që përjetoi përpara se të shpallej fitues i Topit të Artë 2026.

Ylli anglez triumfoi në garën për çmimin më prestigjioz individual në futboll, duke lënë pas Kylian Mbappen, i cili u rendit i dyti, dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, që përfundoi në vendin e tretë.

Reklamë

Pas këtij suksesi të madh, Kane ka folur për emocionet e veçanta që përjetoi në momentin e shpalljes së fituesit.

“Isha nervoz. Vërtet. Zemra më rrihte fort. Është shumë ndryshe nga stresi që ndjen përpara një ndeshjeje të madhe, ku e di se mund të ndikosh në rezultat duke luajtur mirë ose duke shënuar. Atje, thjesht duhej të prisja momentin”, u shpreh fillimisht Kane.

Sulmuesi anglez tregoi gjithashtu se shpallja e emrit të tij nga Ronaldo Nazário ishte një moment që nuk do ta harrojë kurrë.

“Kur ai tha emrin tim, të gjitha emocionet erdhën menjëherë: lehtësim, lumturi… Nuk dija vërtet si të reagoja. Isha plotësisht i tronditur. Nuk kisha përjetuar kurrë diçka të tillë më parë”, deklaroi ai.

Në fund, Kane zbuloi se mbështetja e madhe nga njerëzit përreth tij e kishte shtuar edhe më shumë dëshirën për ta fituar këtë çmim.

“Të gjithë më thoshin se e meritoja dhe më uronin fat të mbarë. Kjo më bëri ta dëshiroja edhe më shumë fitoren, sepse e kuptova gjithë mbështetjen që po merrja”, përfundoi ylli anglez.

Reklamë