24.4 C
Pristina
E shtunë, 18 Maj, 2024

Prishtina do të bëhet me biçikleta inteligjente

Komuna e Prishtinës ka vendosur t’i largojë veturat nga kryeqyteti.

Në vend të tyre, po inkurajon përdorimin e biçikletave.

Madje, ka ndarë gjysmë milioni euro për blerjen e 100 biçikleta inteligjente, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve nga muaji ardhshëm.

Me një pjesë të këtyre parave do të ndërtohen edhe 10 vendstacione për biçikleta.

“Pjesa e rrugës B, rrugës C, është një pjesë e cila është mbi populluar, është një pjesë më e shkyçur nga zona urbane, andaj mendojmë që ta kemi si mundësi mikromobilitetin, aty kemi edhe shtegun e biçikletave, rruga B, rruga C, Vëllezërit Dehari”, tha drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu.

Musliu thotë se këto biçikleta do të kenë GPS dhe do të ofrohen në shërbim 3 muaj pa pagesë për qytetarët e kryeqytetit.

“Nuk është caktuar çmimi për arsye se kjo ka qenë pika e fundit në të cilën pra kemi qenë të fokusuar, për faktin që si projekt, nuk është projekt që është i dedikuar për profitabilitet, asnjëherë, projekti në fjalë ka të bëjë si vetëdijësim për qytetarët për shfrytëzim të biçikletës”, tha Musliu.

Ekspertët e komunikacionit e mirëpresin këtë projekt.

“Komuna e Prishtinës veprimin që po e bën, është në aspektin pozitiv, përfshirë aspektin ambiental, ekologjik dhe ekonomik, ndërkaq sa I përket elementeve të tjera të biçikletës është mirë të harmonizohen rregulloret në fuqi komunale”, tha Menduh Halili, ekspert i komunikacionit.

Tenderi i biçikletave inteligjente, pritet të jetë i hapur deri më 23 prill të këtij viti. /atvlive.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA