11.6 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

“Prindi 1” dhe “Prindi 2”, reagime të shumta rreth një dokumenti marrëveshje në mes të shkollave

PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI  

Grupet punuese të shkollave në kryeqytet hartuan dhe miratuan “marrëveshjen mes Prindërve dhe Shkollës”.

Në këtë marrëveshje, ku janë të listuara rregullat e shkollës, përfshirë kodin e  sjelljes, sigurinë e ruajtjen e inventarit, u kërkua edhe pëlqimi i prindërve.

Me përmbajtjen u pajtuan prindërit, por ata kundërshtuan emërtimin që iu bë në këtë dokument.

Në vend të babait e nënës, u përdorën termet me numra, si prindi një e prindi dy.

Përcaktimi i prindërve me numra, po shihet si e jashtëligjshme nga njohësit e fushës.

“Në aspektin ligjor jemi kundër këtij termi, sepse nuk e hasim në asnjë dokument ligjor, as në ligjin e familjes, në asnjë ligj që i përket pjesës së fëmijëve, është një shkelje apo nuk kemi një mbulim ligjor për to”, u shpreh avokatja Rovena Tujani- Klinaku.

Një emërtim i tillë, sipas sociologut Jeton Brajshori, shkakton huti edhe te fëmijët.

“Familja tek ne është nukleare, e përbërë nga babai, nëna dhe fëmijët, normalisht se një emërtim itillë shkakton tension, por edhe ka ndikim te fëmijët, sepse nuk e dinë se cilit prind me iu referute njishi e cilit te dyshi, megjithatë është një vendim i ngutshëm. DKA-ja duhet ta tërheqë dokumentin nga shkollat. Le të figurojë emri i të dy prindërve, por le të jetë babai dhe nëna e jo prindi një e dy”, tha Brajshori.

Por, Drejtoria e Arsimit pati një sqarim.

Dokumenti “Marrëveshja e shkollës me prindërit”,kërkon nënshkrimin e të dy prindërve dhe ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shkollës dhe prindërve, për të siguruar angazhimin e plotë në edukimin e fëmijëve. Ka pasur keqkuptime, ku disa prindër e kanë ndërlidhur këtë marrëveshje me procese të tjera, të cilat nuk janë objekt i këtij dokumenti. Për DKA-në, është thelbësore që të dy prindërit të jenë të angazhuar dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në procesin arsimor”, deklaroi drejtorja e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku.

Emërtime tilla si prindi një dhe prindi dy, nuk ka as në Projektligjin për kodin civil. Në të shpjegohet qartëroli i prindërve dhe përgjegjësitë, megjithatë nëpër kapituj prindërve iu referohen me emrin nëna dhe babai. Emërtime me numra për prindërit nuk ka as në Projektligjin për fekondim të asistuar.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA