Ditëlindja e vajzës së tyre, Geraldinës, nuk arriti t’i ribashkojë Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.
E vogla e familjes mbretërore festoi 5-vjetorin e lindjes, por këtë ditë të veçantë nuk e pati as mamin dhe as babin bashkë pranë.
Megjithatë, të dy prindërit ndanë urime të ngrohta dhe emocionale për të bijën në rrjetet sociale, duke treguar se dashuria për Geraldinën mbetet e pandryshuar, pavarësisht ndarjes së tyre.
Vetëm pak ditë më parë, Princi Leka zyrtarizoi fejesën me Blerta Celibashin, lajm që u bë publik pas muajsh spekulimesh për lidhjen e tyre.
Në urimin e tij, ai i drejtohet vajzës me fjalë prekëse:
“E mira ime Geraldinë, në sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë; në buzëqeshjen tënde shoh arsyen pse bota është e mirë… Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im i vogël! Me gjithë dashurinë time, babi yt.”
Ndërsa Elia Zaharia, në një postim po aq emocional, shkruan:
“Dielli im, shpirti i shpirtit tim, festoi 5-vjetorin. Mbushem me emocion sa herë me sytë mbyllur mendon dëshirën e saj dhe fryn qirinjtë e tortës. Uroj që çdo buzëqeshje e saj të zgjasë përjetësisht… Fëmijët janë prova e parajsës në tokë.”
Urimet e tyre kanë prekur shumë ndjekës, të cilët kanë komentuar me dashuri për vogëlushen mbretërore dhe marrëdhënien respektuese që ruajnë ish-bashkëshortët.







