Shtyhet gjyqi ndaj Jeton Sylajt, kërkohet ndryshimi i aktakuzës

Gjyqi ndaj Jeton Sylajt, ish-burrit të Arlinda Zekajt është shtyrë. Seanca fillestare e paraparë të zhvillohej sot është shtyrë në një afat të pacaktuar, pasi mbrojtja e familjes së Arlindës ka parashtruar një kërkesë.
Avokati Besnik Berisha tha se në aktakuzë është gjetur një lëshim që ai e quan skandaloz, lidhur me cilësimin e viktimës, tashmë e nderë, transmeton Klankosova.tv.
Reklamë
“Arsyeja e mos mbajtjes së kësaj seance e cila ishte parashikuar të fillojë në orën 13:00 dhe lidhet me një kërkesë timen pas pranimit të aktakuzës, ku kam vërejtur një lëshim skandaloz të Prokurorisë që ka hartu aktakuzën, duke mos e cilësuar të ndjerën, viktimë të ndjeshme.”
Ai tha se ka kërkuar që të tërhiqet aktakuza dhe të rivlerësohet kualifikimi, që ndërlidhet më pas me lartësinë e dënimit.
“Në kërkesën time është të tërhiqet aktakuza dhe të vlerësohet ligjshmërinë dhe kualifikimin ligjor të saj, i bindur që është gabim dhe që është lëshim dhe më keq që kjo ka ndodhur nga paniku e frika për të dorëzuar diçka, pa analizuar mjaftueshëm.
Nesër do të kemi një kërkesë nesër për kryeprokurorin e Shtetit, që aktakuza të tërhiqet, të rivlerësohet kualifikimi dhe ky rast të kualifikohet në një rrethanë tjetër cilësuese, që është viktima e ndjeshme, që lartësia e dënimit shkon në pesë vite, e jo në një.”
Reklamë








