5.7 C
Pristina
E premte, 22 Nëntor, 2024

Prezantohet Analiza financiare dhe ekonomike për projektin e zgjerimit të ngrohjes qendrore në Prishtinë

Përfaqësues të NP “Termokos” Sh.A së bashku me përfaqësues të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrisë së Ekonomisë, Bashkimin Evropian (EU) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EIB), morën pjesë në prezantimin e Analizës financiare ekonomike për projektin e zgjerimit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, një iniciativë që është pjesë e Economic Resilience Initiative – Infrastructure Technical Assistance Project.

Analiza financiare ekonomike, së bashku me Master planin, Planin e dekarbonizimit dhe Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (EIA), janë dokumentet kyçe, që mundësojnë vazhdimin e misionit të vlerësimit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EIB).

Ky projekt është më shumë se një investim në infrastrukturë, është një investim në qëndrueshmërinë afatgjate të sistemit energjetik të Prishtinës. Ai do të përmirësojë cilësinë e jetës për qytetarët, do të zvogëlojë ndikimet mjedisore dhe do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të zhvillimit ekonomik dhe social.

Termokos,po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA