Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, në Bruksel, ku do të ketë takime të rëndësishme me lidershipin e BE-së.
Osmani sot është pritur në takim nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Ndërkohë, pas takimit me Costan, Osmani do të takohet edhe me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metosla.
Sipas agjendës, takimin me Metsolën ajo do ta zhvillojë pasdite.
Me Costan dje takim zhvilloi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se me të ka folur për kërcënimet e sigurisë në vend.