0.3 C
Pristina
Saturday, January 4, 2025

Presidentja Osmani nuk e fali asnjë të burgosur as gjatë vitit 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, as gjatë vitit 2024 nuk ka plotësuar ndonjë nga kërkesat e të burgosurve, për faljen e dënimeve.

Kërkesat e të burgosurve për faljen e dënimeve nuk kanë qenë të vogla.

“Gjatë këtij viti (01.01.2024 -13.12.2024), Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar gjithsej 94 kërkesa për falje nga personat e dënuar. Këto kërkesa janë përcjellë për shqyrtim në Zyrën e Presidentes. Deri më sot, datë 30.12.2024, Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pranuar asnjë dekret për falje nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Ndërkaq, nga Presidenca kanë thënë se Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit.

“Gjatë vitit 2024 janë pranuar njëqind e pesë (105) kërkesa për falje të personave të dënuar të cilat janë duke u shqyrtuar nga Komisioni për Falje. Deri tani janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë (89) kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë. Këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca”, ka thënë për Dukagjinin këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina.

Nga viti 2009, mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, ndërsa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaçi, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA