Presidentët e Kosovës ndër vite

Në Ditën Ndërkombëtare të Presidentëve, Kosova numëron pesë presidentë që udhëhoqën shtetin më të ri, nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Dy prej tyre, përfshirë Vjosa Osmanin, e cila është aktualisht në krye të shtetit, janë gra.

I pari që njihet edhe si president historik është Ibrahim Rugova, i cili ishte thuajse në gjithë karrierën e tij politike udhëheqës shteti. Edhe pas çlirimit kur Kosova u vu nën mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe nuk e kishte të definuar statusin në vitin 2004, Rugova kishte arritur të zgjidhej president.

Pas vdekjes së tij, ai u pasua nga Fatmir Sejdiu.

Në gjysmën e mandatit të tij, Sejdiu u detyrua të japë dorëheqje, pasi Gjykata dha vendimin se ai po e shkelte Kushtetutën, duke e mbajtur pozitën e Presidentit, por edhe të kreut të LDK-së, e si shkak i kësaj vendi pak kohë më vonë u detyrua të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Në fund të vitit 2011, shteti i Kosovës shkoi në zgjedhje të reja. Si partner koalicioni Partia Demokratike e Kosovës kishte zgjedhur Aleancën për Kosovën e Re, marrëveshje kjo e cila kërkonte që Behgjet Pacolli të zgjidhej President.

Pacolli mori 62 vota për, katër kundër dhe një abstenim, numër ky i mjaftueshëm për t’u zgjedhur president i Kosovës.

Por, atij mandati i Presidentit i zgjati vetëm një muaj.

Gjykata Kushtetuese gjeti që zgjedhja e tij ishte antikushtetuese, pasi që në proces të zgjedhjeve, kishte vetëm një kandidat për President dhe se gjatë votimit, nuk kishin marrë pjesë 80 deputetë, sa është numri minimal për t’u bërë kuorumi.

Pas Pacollit, për herë të parë në Kosovë, në vitin 2011, kandidate për presidente ishte një grua, e cila në atë kohë kishte pozitë të lartë në Policinë e Kosovës. Me 80 vota, Atifete Jahjaga, kandidate e tri partive të marrëveshjes politike mes PDK-së, LDK-së e AKR-së, u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës.

Por, pas përfundimit të mandatin të Jahjagës, u arrit një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së, që Hashim Thaçi të garonte për president.

Thaçi ia doli të bëhej president vetëm me një seancë të zakonshme. Procesi 9-orësh i zgjedhjes së presidentit, përveç se ishte përcjellë me gaz lotsjellës në sallën plenare, jashtë Kuvendit kishte filluar përleshja mes Policisë e protestuesve që e kundërshtonin zgjedhjen e tij për udhëheqës të shtetit.

Mandatin si president, ai nuk e çoi deri në fund, pasi 6 muaj para përfundimit të mandatit, Thaçi u detyrua të japë dorëheqje për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën Speciale.
Disa muaj më pas, me 71 vota për, Kuvendi më 4 prill 2021, zgjodhi Vjosa Osmanin në postin e presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar. Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani pritet të përfundojë në vitin 2026. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon ë poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA