Sezoni i Premier League vazhdon me intensitet të lartë dhe sonte tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin gjashtë ndeshje që mund të kenë ndikim të madh në renditjen e tabelës.
Vëmendja kryesore bie në Stadiumin Emirates, ku Arsenal pret Aston Villan, një përballje që pritet të jetë vendimtare për skuadrën e Mikel Artetës në luftën për titull pasiqë do të kërkojnë të mbajnë ritmin në krye të tabelës, ndërsa Aston Villa synon të surprizojë skuadrën londineze dhe të marrin pikë të rëndësishme.
Në ndeshjen tjetër të orës 21:15, Manchester United pret ekipin Wolves, me ‘Djajtë e Kuq’ që synojnë të marrin fitoren për të kaluar në zonën e Champions League, ndërsa ‘Ujqërit’ do të mundohen të marrin fitoren e parë të këtij edicioni pasiqë ndodhen në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.
Ndërsa 4 ndeshjet e tjera fillojnë nga ora 20:30,
Burnley pret në shtëpi ekipin Newcastle United, një sfidë interesante për të dyja skuadrat që kanë nevojë për pikë. Skuadra e Scott Parker është në vend të 19 – të me 12 pikë, ndërsa ekipi i Eddie Howe në të 14-tin me 23 sosh.
Chelsea do të presë në ‘Stamford Bridge’ ekipin Bournemouth. ‘Blutë e Londrës’ do të kërkojë fitoren për të rritur presionin mbi rivalët, ndërsa ‘Qershitë’ synojnë të tregojnë formë konkurruese jashtë fushe.
Një duel interesant është edhe në mes të Nottingham Forest dhe Everton, me të dyja skuadrat që luftojnë për pikë të çmuara, pasiqë ekipi i Sean Dyche është në vendin e 17-të me 18 pikë, ndërsa ekipi i David Moyes në të 12-tin me 25.
Në ndeshjen tjetër West Ham pret në ‘London Stadium’ Brightonin, ku të dyja ekipet kërkojnë fitore pasiqë ‘çekanët’ ndodhen në vendin e 18-të me 13 pikë, ndërsa ‘pulëbardhat’ në të 13-tin me 24 pikë.
Këto janë 6 ndeshjet e para të xhiros së 19-të, për të vijuar më pas edhe me 4 ndeshjet e tjera në datën 1 janar ku luajnë: Crystal Palace – Fulham, Liverpool – Leeds, Brentford – Tottenham dhe Sunderland – Munchester City. /ATVLIVE.TV






