Influencerja Pranvera Selimi, ka dëshmuar se pasioni dhe përkushtimi mund të tejkalojnë çdo sfidë, duke përfunduar me sukses një nga garat më të vështira të vrapimit malor në botë.
Selimi në emisionin “LIBERO” rrëfeu momentin kur mori pjesë në një garë ekstreme prej 100 kilometrash në masivin e Mont Blanc, e cila përfshin rreth 6000 metra ngjitje dhe kalon nëpër tri shtete. Kjo garë njihet për terrenin e saj teknik dhe kushtet e vështira malore, ku pjesëmarrësit kalojnë pjesë të konsiderueshme të rrugës në lartësi mbi 2000 metra.
“…Është shumë e vështirë sepse ka shumë ngjitje dhe terreni është shumë teknik. Por njëkohësisht është ndër garat më të famshme në botë, edhe për shkak të historisë së Mont Blanc, që njihet si vendi ku ka filluar alpinizmi…”, u shpreh Selimi.
Përtej sfidës fizike, gara ishte edhe një përvojë emocionale për të. Ajo rrëfeu se gjatë rrugës përjetoi momente të forta emocionale.
“…Kam mendu që do të qaja në fund kur të arrija, por kam qarë edhe gjatë rrugës tri herë, por kur e pashë mamin që po qante, fillova edhe unë”, tha ajo.
Çfarë e shtyn një njeri të sfidojë kufijtë fizikë dhe emocionalë?
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Pranvera Selimit, klikoni në linkun e mëposhtëm:






