Pozhari: Askush më shumë se Kurti nuk ka qenë i zëshëm kundër Asociacionit

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se askush më shumë se kryeministri Kurti nuk ka qenë i zëshëm kundër Asociacionit sa ka qenë në opozitë.

Sipas tij, sot opozita, pos që duhet të zbatohen marrëveshjet, nuk ka ndonjë argument tjetër kundër kryeministrit Kurti.

“Kurti ka ardhur si derivat i një vullneti qytetar dhe besoj që të gjithë e dimë që veprimet e tij kundër Asociacionit kanë qenë aq të zëshme dhe publike sa nuk mund t’i thotë askush që ‘ti na mashtrove ngaqë ne nuk e dinim që ti je kundër Asociacionit’. Askush s’mund të thotë sot Kurti, që e kam pas të paqartë se çfarë qëndrime ka ai ndaj atyre marrëveshjeve. Këtë e them jo për ta amnistu Kurtin, sepse është biografia e tij, janë qëndrimet e tij publike dhe kushdo mund t’i komentojë dhe interpretojë si të dojë, mirëpo në atë kohë bëhej presion kur ishte koha që të mos nënshkruheshin këto marrëveshje, veçanërisht Asociacioni, për të mos u bërë kompromisi siç e quante Vetëvendosja apo koncesioni ndaj Serbisë, ndërsa sot opozita nuk ka ndonjë argument me çka do t’i kundërvihej Kurtit, përveç se thotë që ‘ne duhet t’i zbatojmë ato marrëveshje’”, tha Pozhari.

Ai tha se sa i përket legjitimitetit të kryetarëve të komunave, poashtu edhe procesit zgjedhor, Qeveria ka qenë plotësisht në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Nga që zgjedhjet janë shtyrë, si afat në dakordim me partnerët ndërkombëtarë u është bërë thirrje në vazhdimësi serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Ata gjithmonë kanë kushtëzua, siç kanë kushtëzua që të mos kthehen edhe në të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur deri tash. Edhe në këtë drejtim, mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri, përderisa e kemi diskutu që se me aq vota sa kanë fitu kryetarët edhe derisa nuk përfaqësojnë tërësisht në plotni legjitimitetin qytetar, do duhet të diskutohej kjo çështje. Edhe Kurti vetë e ka pranu që ata nuk janë kryetar me fuqi të plotë vendimmarrëse dhe në këtë pjesë nuk shoh telashe, pra më tepër ndonjë herë kam përshtypjen që bëhet zhurmë për t’ju dhënë nuanca të cilat mund të jenë edhe më të paqëndrueshme për thelbin për çka diskutohet. Unë e shoh në këto dy pika, në tërësi Qeverinë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë”, tha Pozhari. /atvlive.tv

Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA