17.5 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

Ponosh: Duhet marrë seriozisht letrën e parlamentarëve perëndimorë

Në letrën e dërguar nga parlamentarët perëndimorë krerëve diplomatikë të SHBA, Britanisë së Madhe, BE-së, por edhe të dërguarve specialë Lajçak, Escobar dhe Peach, kërkohet ndryshim i kursit ndaj Serbisë në zgjidhjen e problemit me Kosovën, ka thënë kryetari i partisë Qendra Serbe, Zdravko Ponosh për televizionin serb “TV Nova S”.

“Letra është shumë e pafavorshme për Serbinë, përdor retorikë shumë të ashpër dhe kërkon ndryshim kursi ndaj Serbisë, që nënkupton aplikimin e politikës së parandalimit, dhe ky është termi që është përdorur në lidhje me ish-BRSS”, ka thënë Ponosh, theksohet në kumtesën e partisë Qendra e Serbisë, transmeton Paparaci.

Ai ka thënë se “nuk ka dyshim se një letër e tillë është rezultat i lobimit të suksesshëm shqiptar” dhe pyeti se çfarë ka bërë ndërkohë Beogradi zyrtar.

“Duket se Vuçiq e kaloi kohën e tij duke lobuar për Pink (media në shërbim të regjimit të Vuçiqit, i angazhuar për propagandën e tij për konsum të brendshëm), te Porfirije (kreu i Kishës Ortodokse Serbe) dhe Dodiku (kreu i enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë), duke marrë parasysh perceptimin e votuesve të tij dhe jo situatën reale”, ka thënë Ponosh dhe ka shtuar se derisa publiku po anesteziohet nga reklamimi i orientimit drejt Perëndimit nga pronari i Pink-ut dhe me ndihmën e ambasadorit amerikan, në drejtimin tonë po vjen një tren i shpejtë”.

“Janë disa zyra në perëndim ku më nuk po lajmërohen në telefon kur të telefonojë Vuçiq. Ne mund të lavdërojmë Vuçiqin, por kjo nuk është mirë për këtë vend. Nëse vazhdojmë me një politikë të jashtme që nuk merr parasysh interesat kombëtare, por vetëm trupin votues të Partisë Përparimtare Serbe, do të arrijmë atje ku ishim 30 vjet më parë”, ka theksuar Ponosh.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA