17.8 C
Pristina
E hënë, 16 Shtator, 2024

Policia zhvillon aksion në një “laborator” në Mitrovicë të Veriut

Një aksion i Policisë në një laborator të improvizuar në qendër të Mitrovicës së Veriut rezultoi me konfiskimin e armëve, municionit, pajisjeve për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe të atyre për prodhimin e kriptovalutave.

Laboratori ishte përshtatur në një banesë në katin e 11, të njërës prej ndërtesave të njohura si Tre Rrokaqiejt – e shfrytëzuar nga një shtetas i Kosovës nga komuniteti serb, i cili gjendet në arrati.

“Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M. (KosovarSerb) janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina ant-miner S9, 13 ventilator, poqa elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë, 8 shok-bomba të modifikuara. I dyshuari nuk ka qenë aty”, tha Veton Elshani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Në fotografi, shihen shok-bomba të cilat janë mbështjellë me gozhda si efekt përforcues i dëmit në rast të shpërthimit eventual.

Nuk janë dhënë detaje, nëse i dyshuari ka ndërlidhje me ndonjë prej organizatave të shpallura terroriste apo nëse i njëjti ka marrë pjesë në ndonjë prej ngjarjeve të dhunshme në veri.

Në një aksion tjetër, në lokacione të ndryshme në Mitrovicë të Veriut, më 12 Shkurt, Policia kishte shkatërruar tre laboratorë të drogës – në të cilët kishte gjetur rreth 1200 bimë narkotike – dhe kishte arrestuar dy serbë.

Njëri prej tyre, sipas ministrit të Punëve të Brendshme ka qenë i përfshirë në sulme ndaj Policisë së Kosovës në muajin Janar. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA