Policia me aksion në veri, gjen arsenal armësh në Zveçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në rrugën ‘Kralj Petri’ në Zveçan ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi.

“Gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë (bure) plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë. Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera”, njoftoi Policia përmes një komunikate për media.

Policia njoftoi se janë gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar 4 granata M75, dy pushkë automatike AK 47, gjashtë karikatorë me municion të AK 47, një karikator i zbrazët, 156 fishek të AK 47, 179 fishekë të M48, një antiplumb ushtarak, me dy pllaka, tri palë pantallona, katër jakne ushtarake, dy jelekë taktikë, dy gas maska, dy çanta krahu ushtarake, 5 rripa ushtarakë të brezit dhe një maicë e zezë.

“Ky rast ka të bëjë me një person me interes për Policinë, e i cili dyshohet se ndërlidhet
me rastin Bajnska”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Policisë.

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA