Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në gjashtë shkolla të mesme, të larta dhe të ulëta, në komunën e Vushtrrisë.
Gjatë këtyre kontrolleve, në katër raste të ndara tek nxënësit janë gjetur dhe sekuestruar objekte të rrezikshme, përfshirë thika dhe një boks hekuri.
Në total, janë sekuestruar tri thika dhe një boks i hekurit.
“Lidhur me rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, në koordinim me institucionet përkatëse. Policia do të vazhdojë me aktivitete parandaluese me qëllim të ofrimit të sigurisë në ambientet shkollore dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, ka njoftuar Policia e Kosovës.







