Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e plagëve që kanë marrë nga të shtënat me armë të mërkurën në një lokal në Kinë, derisa lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Mujë Krasniqi” të mërkurën rreth orës 17:17 dhe është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, njëri nga viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tjetri ishte dërguar në Spital Mjekësor, ku nuk kishte mundu t’iu mbijetojë plagëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë, njeri prej tyre ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e konstaton ekipi mjekësor, ndërsa tjetri dërgohen në Spitalin e Pejës ku për shkak të plagëve të marra ndërron jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja konfiskohen, ndërsa me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohen në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA