Policia e Kosovës bënë apel për ngasësit e automjeteve në komunikacion për shkak të mjegullës

Policia e Kosovës ka bërë apel për shoferët në komunikacion që të kenë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull, shkruan EO.

PK thotë se në rajonin e Ferizajt ka filluar shfaqja e mjegullës në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët.

Postimi i plotë i PK-së:

APEL -MJEGULLA PARAQET RREZIK PËR SHOFERËT

Në rajonin e Ferizajt ka filluar shfaqja/prezenca e mjegullës në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët.

Apelojmë tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.

Ndërsa, rekomandojmë që:

– Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!

– Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

– Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

– Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. – Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!

– Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!
Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin.

– Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!

– Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!

– Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA