Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën dokumentin më të rëndësishëm buxhetor të këtij institucioni.
Në këtë kornizë shumëvjeçare financiare janë propozuar 2 trilionë euro për periudhën 2028–2034.
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos ka thënë se Kosova, edhe pse ende pa statusin e vendit kandidat, do të përfshihet në kornizën e ardhshme financiare së bashku me të gjitha shtetet tjera që janë pjesë e procesit të zgjerimit.
“Sa i përket Kosovës, ajo do të mbetet pjesë e këtyre instrumenteve financiare. Siç e dini, Kosova është tashmë pjesë edhe e Planit të Rritjes”, theksoi Komisionerja Kos.