Pesë persona kanë marrë lëndime si rezultat i një aksidenti trafiku mbrëmë në Mleqan të Malishevës, në rrugën Prishtinë – Pejë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe tri automjete.
Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.





