Përurohet çerdhja në Shalë të Lipjanit, 30 euro pagesa për fëmiun

Përgatiti: Donisa Fazliu

Blerton Pajaziti nga Fshati Shalë e Lipjanit, që nga nesër fëmijën e tij do ta dërgojë në çerdhe.

Madje, për të për gjashtë muaj nuk do të paguajë.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, me rastin e përurimit të çerdhes.

“Çerdhja është një lehtësim shumë i madh e sidomos për neve prindërit që jemi të punësuar, do të jetë në përkujdesje të këtij institucioni parashkollor. Është një lehtësim shumë i madh, por edhe pagesa prej 30 eurove është shumë simbolike”, tha Blerton Pajaziti, prind.

“Është çerdhja e parë që po e bëjmë dhe së shpejti edhe një në fshatin Rufc ku në total do të jenë katër çerdhe brenda dy viteve dhe natyrisht ndihem jashtëzakonisht mirë, sepse në këtë pjesë të largët nga qyteti, ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme ku përveç Shalës e Krojmirit e fshatrat përreth mund t’i sjellin fëmijët e tyre në këtë çerdhe”, tha kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Në këtë çerdhe familjarët do të paguajnë vetëm 30 euro për fëmijë.

“Vështirësi të jashtëzakonshme kemi pasur për të futur stafin në listën e pagave sepse numrat janë të kufizuar dhe ne kemi arritë me hap duke punësuar në kuadër të departamentit të Arsimit. Çerdhja në gjashtë muajt e parë për të gjithë fëmijët do të jetë gratis, sepse duam ta shohim se sa do të jetë pjesëmarrja e fëmijëve në këtë regjion, ndërkaq pas gjashtë muajve pagesa simbolike do të jetë 30 euro, sepse dëshirojmë që të participojmë prindërit”, tha Ahmeti.

Çerdhja ka kapacitet për 70 fëmijë dhe për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 200 mijë euro.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA