Justin Timberlake ka anuluar një tjetër shfaqje në turneun e tij botëror Forget Tomorroë.
Këngëtari, 43 vjeç, njoftoi se po anulon një performancë në Oklahoma City që ishte planifikuar për të Hënën me urdhër të mjekut.
“Kam lënduar shpinën dhe mjekët më kanë porositur të pushoj edhe pak”tha mes tjerash këngëtari.
Timberlake, i cili performoi në Neë Orleans më 25 nëntor, shtoi: “Faleminderit për mbështetjen tuaj – ju të gjithë e dini që e urrej ta bëj këtë.”
Timberlake ka anuluar shfaqjet në turneun e tij disa herë gjatë dy muajve të fundit.
Në tetor, 10 herë fituesi i Grammy-t anuloi një koncert në Neëark, Neë Jersey, duke u thënë fansave se kishte “një dëmtim që po më pengon të performoj”. Ai tha se ishte “shumë i zhgënjyer”, por po punonte për të gjetur një datë të re dhe shfaqja u riplanifikua për një javë më vonë.
Më vonë në tetor, Timberlake shtyu gjashtë takime në Çikago, Grand Rapids, Detroit, Milëaukee, St. Paul dhe Columbus për shkak të një problemi të veçantë shëndetësor. Koncertet, të vendosura fillimisht për tetor dhe nëntor, u riplanifikuan për në shkurt.
“Nuk jam ndjerë mirë në shfaqjet e fundit dhe më rezulton se kam bronkit dhe laringit”, tha këngëtari në atë kohë.
Timberlake ka performuar në turneun e tij Botëror Forget Tomorroë që nga prilli dhe ka shfaqje të planifikuara deri në verën e ardhshme.
Në qershor, ai u arresta në Nju Jork për drejtimin e veturës në gjendje të dehur.