Për herë të parë nga paslufta, veriu feston 28 Nëntorin

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

Kulla e Isa Boletinit në fshatin Boletin të Zveçanit, daton nga shekulli 19.

Në këtë objekt, që dikur shërbente si shkollë, për herë të parë që nga paslufta, të enjten kumbuan këngët patriotike.

Për nder të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dyert e kullës u hapën për të pritur mysafirë që kishin ardhë për ta kremtuar festën.

“I emocionuar jam shumë, duhet me pasë gjithë manifestime”, tha Emin Peci, mërgimtar.

Këtë vit është pak më mirë, s’i kanë leju ma herët me bo manifestime…”, tha Sokol Peci, qytetar.

Emocione pak më ndryshe ka 82-vjeçari Mustafa Kelmendi, pasi një pjesë dërrmuese të kullës e kishte ndërtuar vetë.

“Përpara nuk kemi guxua as me festu, edhe kur kemi ardhë me e festu përvjetorin e lindjes, nuk na kanë lanë, na kanë rrehë. Do kemi ikë. Tash është qetësuar situata pak”, tha Mustafa Kelmendi, qytetar.

28 Nëntori, madje, bashkoi kryetarët e katër komunave veriore.

“Duhet me vazhdu patjetër, në histori u mbajtë për herë të parë, në të gjithë veriun. Pa marrë parasysh kush vjen pas neve, duhet me festu se gjithçka nisi këtu”, tha Ilir Peci, kryetar i Komunës së Zveçanit.

Por, përpos kullës së Isa Buletinit dhe një pjesë të rrugës, as në objektet e komunave në veri e as rrugëve të qyteteve nuk kishte flamuj të shpalosur.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA