13.8 C
Pristina
E hënë, 16 Shtator, 2024

Pemët “pritore” në kryeqytet

Pemët në lagjen “Dardania” në kryeqytet, javëve të fundit janë shndërruar në pritore të autobusëve.

Madje në ditët me shi, për qytetarët ato po dalin të jenë sado pak mburojë.

Për mungesën e pritoreve, qytetarët po e fajësojnë komunën, pasi, sipas tyre, nuk mund të largohen të vjetrat pa bërë zgjidhje alternative.

“Kur po është diell po na mundojnë rrezet e kur po është shi po na pengon shiu, shume keq”, thotë një qytetar.

Ata kritikojnë qeverisjen lokale për mospërfundimin e projekteve në kohë.

“Nuk po i përfundojnë kurrë me kohë këto projekte, edhe pse taksat po i marrin”, tha një tjetër qytetar.

Në lidhje me këtë çështje, drejtori i shërbimeve publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, i kontaktuar nga ATV-ja, thotë se së shpejti do të përfundojë edhe vendosja e pritoreve të reja.

“Pritoret e reja do të jenë më të përshtatshme, operatori është në terren dhe po i trajtojnë të gjitha pritoret. Ato pritet të përfundojnë së shpejti…” , tha drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.

Musliu tha se pritoret që i kanë larguar nga qyteti do t’i vendosin nëpër fshatrat e Prishtinës.

Projekti për ndërrimin e pritoreve ka nisur para tetë muajve dhe sipas përfaqësuesve të komunës, ky projekt do të përfundonte në gjashtë muajt e parë të këtij viti. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA