“Grammy Awards 2026” patën plot momente të paharrueshme, por askush nuk e priste këtë! Sabrina Carpenter ka zbuluar se një pëllumb… i bëri jashtëqitje asaj gjatë performancës së saj live, dhe rrëfimi i Sabrinës po bën xhiron e internetit.
Këngëtarja e njohur, e cila performoi me një pëllumb të bardhë live në skenë, tregoi më vonë se momenti glamor mori një kthesë krejtësisht të papritur. Pas performancës, Sabrina u filmua duke qeshur dhe duke reaguar e habitur, duke pranuar se zogu i kishte bërë jashtëqitje në dorë, ndërsa ajo festonte prapa skenës.
Videoja u bë menjëherë virale, me fansat që shpërthyen në meme dhe komente si: “Edhe zogjtë e bekojnë performancën e Sabrina-s” dhe “Vetëm ajo mund ta kthejë këtë në një moment ikonik!”
Pavarësisht incidentit të sikletshëm, Sabrina e trajtoi situatën me humor dhe profesionalizëm, duke treguar pse konsiderohet një nga artistet më simpatike të momentit. Performanca e saj vazhdoi pa asnjë problem, ndërsa historia pas skene u kthye në një nga momentet më të përfolura të “Grammy 2026”.
Megjithatë, përdorimi i një zogu live në skenë shkaktoi edhe reagime negative, me organizata për të drejtat e kafshëve që kritikuan vendimin. Prapëseprapë, për fansat, kjo ishte thjesht një tjetër dëshmi se Sabrina Carpenter di të shkëlqejë edhe kur gjërat shkojnë keq…






