-3 C
Pristina
Monday, February 2, 2026

“Grammy Awards 2026” – Kush dolën të kënaqur e kush jo nga nata më e madhe e muzikës? 

“Grammy Awards” 2026, i 68-ti me radhë, solli gjithçka që fansat duan duke nisur nga performanca të paharrueshme, fitore historike, momente që të lënë pa fjalë dhe dramë, me videoklipe e me këngë të mrekullueshme.

Të mbajtura në Los Angeles dhe të prezantuara nga Trevor Noah, që sipas disa zërave mund të ketë qenë hera e tij e fundit si moderator i Grammy-ve, nata u kthye në një shpërthim surprizash nga fillimi deri në fund.

Historia u shkrua kur Bad Bunny fitoi çmimin më të madh të mbrëmjes, “Albumi i Vitit”, me “Debí Tirar Más Fotos” duke u bërë albumi i parë në gjuhën spanjolle që fiton këtë trofe legjendar. Superylli portorikan, i emocionuar, e përdori fjalimin për të festuar rrënjët e tij dhe ia dedikoi fitoren emigrantëve që ndjekin ëndrrat e tyre.

Ndërkohë, Kendrick Lamar dhe SZA morën “Record of the Year” për “Luther”, duke vulosur edhe një tjetër natë historike për Lamar, një nga artistët më të vlerësuar dhe më të dekoruar të brezit të tij.

Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas fituan “Song of the Year” për “Wildflower”, në një moment tepër emocional, ku Billie dha një fjalim të ndjerë dhe të fuqishëm. Ndërkohë, ylli në ngritje Olivia Dean u shpall “Best New Artist”, një sukses i madh që u ndoq me entuziazëm nga fansat në mbarë botën.

Performancat që ishin po aq të paharrueshme janë edhe momentet si ai kur Rosé bëri histori në K-Pop si solistja e parë që hapi “Grammy Awards”, duke u bashkuar me Bruno Mars për një performancë shpërthyese të “APT”.
Po ashtu Lady Gaga ndezi skenën me një performancë dramatike që e riktheu edhe një herë në statusin e ikonës absolute të pop-it. Nuk munguan as Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe emra të tjerë të mëdhenj të muzikës pop që dhuruan performanca spektakolare që ngritën publikun në këmbë.

Por nata nuk ishte vetëm muzikë, u nderuan edhe legjenda. Steven Spielberg hyri në klubin ekskluziv të “EGOT” pasi fitoi një Grammy në cilësinë e producentit, një moment i rrallë dhe emocional që bashkoi botën e filmit me atë të muzikës.

E nuk munguan edhe pakënaqësitë, The Weeknd Ylli i Pop-it. ishte një nga mungesat më të mëdha të vitit 2026, pasi albumi i tij i fundit “Hurry Up Tomorrow” nuk mori asnjë nominim, duke vazhduar historinë e gjatë të tensioneve mes tij dhe “Recording Academy” pas anashkalimeve të mëparshme. Fansat dhe vëzhguesit e industrisë e komentuan këtë si një zhgënjim të madh dhe mungesa e tij u kthye në temë të nxehtë në rrjetet sociale.

Në të njëjtën kohë, disa artistë nuk morën pjesë në ceremoni, çka u interpretua nga shumë si një reagim ndaj mungesës së nominimeve apo frustrimit ndaj Akademisë. Në këtë listë u përmend edhe Lorde, e cila e anashkaloi eventin pas mos-përfshirjes së albumit të saj në nominime, ndërsa edhe The Weeknd u raportua se nuk ishte i pranishëm, në një ambient ku albumi i tij u injorua pavarësisht suksesit kritik dhe komercial.

Përveç kësaj, pati edhe reagime të forta nga publiku dhe kritikët, ku shumë përdorues në rrjete sociale shprehën pakënaqësi për faktin që Grammy-t u perceptuan nga disa si tepër të politizuara, sidomos pas disa fjalimeve me mesazhe politike gjatë ndarjes së çmimeve. Kjo ndezi debat mbi atë nëse ceremonia duhet të fokusohet vetëm te muzika apo edhe te temat shoqërore.

Pra ky “Grammy Awards 2026” nuk ishte thjesht shfaqje muzikore, ishte burimi i kënaqësisë, emocioneve, thyerjes së taboo-ve e barrierave e deri tek paknaqësitë e dramat…

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA