Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete.
Sipas Policisë së Kosovës, nëna e foshnjës, shtetase kosovare, është dërguar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi dyshohet se i është përkeqësuar gjendja gjatë rrugës dhe ka lindur në automjet, para se të mbërrinte në institucionin shëndetësor.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spital, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës, me urdhër të prokurorit të rastit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
HETIM I VDEKJES
Pejë / 28.07.2025 – 04:35. Në spitalin rajonal në Pejë një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe viktima femër kosovare është sjelle me gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.