Tyrese Gibson ka nderuar mikun e tij të ndjerë Paul Walker, duke mbledhur thuajse 1 milion dollarë për bamirësinë e tij.
Gjatë një fjalimi në FuelFest, së bashku me vëllain e Paul-it, Cody Walker, përpara më shumë se 20,000 pjesëmarrësve, Tyrese njoftoi se organizata jofitimprurëse e Paul Walker-it, Reach Out WorldWide (ROWW), ka arritur një nivel mbresëlënës të mbledhjes së fondeve, duke kapur pothuajse shifrën 1 milion dollarë. Organizata parashikon që të tejkalojë këtë shifër deri në fund të vitit, pas shtatë vitesh të vazhdueshme angazhimi bamirës.
ROWW u themelua nga Paul në vitin 2010, si një organizatë për reagimin ndaj katastrofave natyrore, me qëllim dërgimin e vullnetarëve të kualifikuar në zonat e goditura rëndë.Që nga ajo kohë, ROWW ka vazhduar të ndihmojë në reagime ndaj katastrofave në mbarë botën.
FuelFest, festivali global i automobilizmit, u themelua nga Cody Walker dhe një pjesë e të ardhurave shkon për mbështetjen e ROWW.
Paul Walker tragjikisht humbi jetën në një aksident automjeti në nëntor 2013, por trashëgimia dhe puna e tij bamirëse vazhdojnë të frymëzojnë miliona njerëz.






