spot_imgspot_img
spot_img

Pas Irlandës, edhe Spanja e Sllovenia rrezikojnë të tërhiqen nga Eurovisioni – nëse Izraelit i lejohet pjesëmarrja

Pas Irlandës, edhe Spanja e Sllovenia rrezikojnë të tërhiqen nga Eurovision 2026, nëse Izraelit i lejohet pjesëmarrja.

Në një deklaratë, transmetuesi publik irlandez RTE tha: “Irlanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 2026 nëse Izraeli merr pjesë dhe vendimi përfundimtar mbi pjesëmarrjen e Irlandës do të merret pasi të merret vendimi i EBU-së (Bashkimi Evropian i Transmetuesve)”.

RTE theksoi se pjesëmarrja e Irlandës do të ishte “e papranueshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gaza”.

Të hënën, ministri i Kulturës së Spanjës, Ernest Urtasun, publikisht hapi mundësinë e një tërheqjeje të vendit nëse Izraeli nuk përjashtohet.

Duke folur në La Hora de La 1, Urtasun tha se edhe pse vendimi i fundit i takon transmetuesit publik RTVE, mund të jenë të nevojshme hapa radikalë nëse Izraeli merr pjesë.

Ai shtoi se Spanja tashmë ka kërkuar zyrtarisht përjashtimin e Izraelit dhe paralajmëroi se qeveria do të konsiderojë “masa… nëse nuk përjashtohet”, duke argumentuar se lejimi i pranisë së Izraelit do të përbënte “normalizim” të rolit të tij në forumet ndërkombëtare, pavarësisht ofensivës së vazhdueshme në Gaza, ku që nga tetori 2023 janë vrarë të paktën 64,600 palestinezë.

Të premten, transmetuesi publik slloven RTV Slovenija njoftoi se vendi nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2026 nëse Izraelit i lejohet rikthimi vitin e ardhshëm.

Ky vendim, i paraqitur si akt solidariteti me Palestinën, reflekton një qëndrim të shprehur për herë të parë në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së në korrik.

Ndërkohë, EBU ka shtyrë afatin për transmetuesit që të konfirmojnë pjesëmarrjen deri në mesin e dhjetorit dhe pritet të votojë mbi pranueshmërinë e Izraelit gjatë asamblesë së ardhshme në Gjenevë më 4–5 dhjetor. /Telegrafi/

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA