Sot në Gjykatën Speciale, katër të akuzuarit për krime lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi thanë fjalën e fundit para trupit gjykues.
Pas përfundimit të kësaj seance ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.
Ajo shkroi “4 çlirimtarë 4 fjalime të fuqishme 4 mësime historie. Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri. E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim”.






