18.4 C
Pristina
E shtunë, 7 Shtator, 2024

Pak investime në bibloteka gjatë qeverisjes Kurti

PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI      

Disa muaj para marrjes së pushtetit, kryeministri Albin Kurti pati bërë këtë postim.

Çështje e ngritur në këta rreshta ishte mungesa e bibliotekave, kushtet, si dhe numri i ulët i lexuesve.

Madje, ai kishte kritikuar qeverisjen e atëhershme për siç ka thënë mosveprime në lidhje me këtë dikaster.

Por, pas më shumë se 3 vjetëve mandat as Kurti e as kabineti i tij nuk punuan shumë në atë se çfarë ishin zotuar.

Kjo u potencua edhe nga drejtori i kulturës në FushëKosovë, Ali Topalli.

Sipas tij, qeveria Kurti nuk investoi asnjëherë nëbibliotekën e vetme që e ka kjo komunë, e lëre të ketënë plan shtimin e të tjerave.

Gjendjen më të mirë me biblioteka nuk e kanë as komunat e tjera.

Agon Ahmeti nga Organizata joqeveritare “Etea, thotëse asnjëra Qeveri nuk i ka pasur prioritet, bibliotekat.

Ndërkaq, sipas njohësit të arsimit, Argjend Osmani, mungesa e këndeve të përshtatshme ndikon në humbjen e interesimit për të lexuar.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Organizata “Etea, ka shumë nxënës që nuk mbajnë mend apo nuk kanëpërgjigje, nëse pyeten për tre librat që kanë lexuar kohëve të fundit./atvlive.tv

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA