Pacientët me diabet të tipit 1 në Angli, do të marrin ‘pankreas artificial’ si mjekim

Pacientët me diabet të tipit 1 në Angli do të marrin një “pankreas artificial” për të përballuar gjendjen e tyre, njoftoi të martën Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS).

NHS do të kontaktojë pacientët këtë muaj, përfshirë fëmijët, për t’u dhënë atyre sistemin që rregullon nivelet e glukozës dhe shpërndarjen e insulinës për herë të parë në botë, sipas një deklarate.

“Teknologjia do të nënkuptojë se disa njerëz me diabet të tipit 1 nuk do të kenë më nevojë të injektojnë veten me insulinë, por të mbështeten te teknologjia për të marrë këtë ilaç që shpëton jetën”, shpjegoi NHS.

Partha Kar, këshilltarja kombëtare e NHS për diabetin, tha “kjo teknologji inovative jo vetëm që përmirëson kujdesin mjekësor, por gjithashtu rrit cilësinë e jetës për të prekurit”.

NHS shpenzon pothuajse 10 miliardë £ (12.55 miliardë dollarë) në vit për “identifikimin dhe trajtimin e diabetit”./AA/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA