Osmani takon presidenten Metsola: Parlamenti Evropian hapi dyert e para për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Bruksel është pritur në takim nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Në profilin e saj në Facebook, presidentja Osmani ka publikuar fotografi nga takimi me presidenten Metsola.

Ajo ka bërë të ditur se sot në Parlamentin Evropian janë hapur dyert e para për Kosovën

“Me miken e Kosovës, Presidenten Metsola, sot në Parlamentin Evropian – aty ku u hapën dyert e para për Kosovën”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, Osmani sot është pritur në takim edhe nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

Osmani takohet me Costan, kërkon bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për hetimin e aktit terrorist në Zubin – Potok

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA