7.1 C
Pristina
Saturday, February 7, 2026

Osmani: Flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur mbështetjen për dy skitarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj të cilët kanë përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano – Cortina 2026, e ku edhe u valëvit flamuri i shtetit të Kosovës.

Ajo shkruan se dy skitarët po përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.

“Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026. Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skitarët tanë, përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha. Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë! Ju priftë fati e u kthefshin faqebardhë!”, ka shkruar Osmani.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA