Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstaton se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar.
Këtë vendim e ka mirëpritur OSBE-ja derisa e riafrimon mbështetjen e plotë për punën e GJykatës Kushtetuese.
Tutje nga misioni bëjnë thirrje për respektimin e këtij vendimi.
“Vendimet e saj (Gjykatës Kushtetuese) duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht, pa ndikim ose ndërhyrje të panevojshme”, thuhet në reagim, ku krahas kësaj u bëhet thirrje aktorëve politikë për konstituim të Kuvendit.
“Misioni u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të mbështesin konstituimin e Kuvendit në përputhje me kornizën ligjore dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, shton OSBE.
Krhahas kësaj, minsioni thotë se i ka parë me shqetësim deklaratat sulmuese ndaj Gjykatës Kushtetuese. “Përpjekjet për të politizuar punën e Gjykatës dhe sistemin më të gjerë gjyqësor minojnë besimin e publikut në institucionet e Kosovës. Ato gërryejnë besimin në sundimin e ligjit dhe mund të vënë në pikëpyetje zhvillimin demokratik të Kosovës”, thonë nga misioni.





