1.9 C
Pristina
Saturday, February 21, 2026

Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër vendimit të Osmanit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes

Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kanë vendosur sot në hyrje të presidencës së Republikës së Kosovës një baner me mbishkrimin “Jo në emrin tonë, ne jemi për çlirimin e Palestinës”, duke kundërshtuar kështu vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar Bordit të Paqes së themeluar nga SHBA-të.

Sipas kësaj organizate, presidentja Osmani duke iu bashkuar Bordit të Paqes “e legjitimon gjenocidin dhe e bën bashkëfajtore Kosovën për kolonializimin e mëtejshëm të popullit palestinez”.

Kjo organizatë në reagim kanë kundërshtuar edhe dërgimin e trupave të FSK-së ë Gaza, derisa thonë se vendimi krye në vete i presidentes Osmani është një manovrim populist që përdor pro-amerikanizmin për të garantuar edhe një mandat.

Reagimi i plotë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka futur Kosovën në “Bordin e Paqes” së Donald Trump, i mandatuar për ta administruar territorin e Gazës. I themeluar si një trupë ndërshtetërore që për kryetar, anëtar të përhershëm dhe me të drejta eskluzive ka Donald Trump si individ,, Bordi i Paqes synon ta menaxhojë Gazën nëpërmjet vazhdimit të nënshtrimit, uzurpimit dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore e njerëzore. Nën pretekstin e “luftës ndaj terrorizmit”, ky projekt pritet të shërbejë si garantuese e kolonializmit të mëtejshëm të popullit palestinez, veç se tash me apetite më të gjera kapitaliste. Përveç se të qenurit një ndërmarrje tjetër uzurpatore, Bordi i Paqes shënon një kthesë tjetër politike, duke e bërë kështu rendin ndërkombëtar ndërmarrje personale që nënshtron shtete për grumbullim individual të kapitalit.

E ftuar nga Trump, Vjosa Osmani e ka zotuar pjesëmarrjen e Kosovës. Sipas planeve të këtij Bordi, shtetet anëtare do të dërgojnë trupa ushtarake për administrimin e zonave të Gazës si dhe, në rast të synimit për t’u bërë anëtare të përhershme, duhet të paguajnë mbi 1 miliardë dollarë për anëtarësi. Lëvizja e presidentes Osmani shënon një rreshtim i cili përveç se e legjitimon gjenocidin dhe e bën Kosovën bashkëfajtore në kolonializimin e mëtejshëm të popullit palestinez, paraqet precedent të rrezikshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës. FSK-ja, e formuar për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës, do të dërgohet për të mbajtur një rend gjenocidal, e në këtë mision do të rrezikohen dhe të vriten në fushëbetejë me ata/o që luftojnë për lirinë e tyre.

Ne e vërejmë që rendi botëror është duke iu nënshtruar çdo herë e më egërsisht forcave fashisto-kapitaliste dhe që organizimi ndërkombëtar e fati i shteteve të vogla është duke u disiplinuar nëpërmjet kërcënimit të përdorimit të forcës materiale prej shteteve të mëdha. Po ashtu, e kuptojmë që Kosova është në pozicion të cënueshëm në këtë rikonfigurim global dhe negocion vazhdimisht me sigurinë e vet kombëtare, duke qenë se rreziku nga shteti fashist i Serbisë mbetet ende real. Mirëpo, siguria jonë nuk mund të tregtohet me okupimin e një populli tjetër. Kosova nuk mund ta legjitimojë bashkëfajësinë e saj në këtë ndërmarrje duke u thirrur në aleanca strategjike ndërkombëtare. Nuk ka aleancë që e shplanë gjakun e vuajtjen e popullit palestinez. Paçka se ky pozicionim krye në vete i Osmanit nuk është thjesht kalkulim për interesa kombëtarë. Ky është manovrim populist i cili e operacionalizon pro-amerikanizmin si kartë politike që garanton mandat.

Ne si qytetare e qytetarë të kësaj republike, kumtojmë që ju nuk keni mandat prej nesh të shkoni të pushtoni shtete tjera, dhe kërkojmë që kjo marrëveshje të mos ratifikohet në Kuvend. Shteti i Kosovës nuk mund të rreshtohet krah një pedofili i cili tash dëshiron edhe hise në territorin palestinez. Ne qëndrojmë për çlirimin e çdo populli dhe të tokave të tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin palestinez dhe rezistencën e përpjekjet e tyre për çlirim, sot e përgjithmonë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA