Orav përsërit thirrjen e Borrellit për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Avio Orav, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër-Lepenc, dhe e ka quajtur sabotazh e akt terrorist.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Orav nuk tha asgjë më tepër për mediat, vetëm se thirrja e Borrellit ishte e qartë, dhe se bashkë me komunitetin ndërkombëtar u njoftuan me zhvillimet e fundit mbi sulmin e të premtes mbrëma.

“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe komunitetin ndërkombëtar. Kryeministri pati mundësinë të na informojë për zhvillimet e së premtes mbrëma. Nga ana e Bashkimit Evropian, Borrelli ka bërë një thirrje të qartë që nuk do ta përsëris sepse dihet tashmë”, tha Orav.

LEXONI EDHE:

Kurti: Beogradit po i pengon që Kosova po zhvillohet si shtet evropian, sulmet kanë qëllim destabilizimin e vendit tonë

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA