Opozita dorëzon kallëzim penal ndaj ministres Arbërie Nagavci

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Pesë anëtarët e opozitës, pjesë e Komisionit parlamentar për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore, dorëzuan kallëzim penal ndaj Ministres së Arsimit Arbërie Nagavci.

Në Prokurorinë Speciale ata paraqitën edhe raportin e ekspertëve, i cili thonë se dëshmon shkeljet procedurale e ligjore të ministres.

“Ky proces është përmbyllur me një raport final, i cili ka mjaft gjetje të shkeljes procedurale, shkeljeve ligjore dhe ka bazë për hetim të mëtejmë nga Prokuroria lidhur me përgjegjësinë e individëve që janë marrë me këtë proces”, tha Shemsedin Dreshaj, kryetar i komisionit.

“Ka shkelje ligjore dhe ka tejkalime të buxhetit, ka shpenzime më të mëdha se sa me metodë tjetër të furnizimit të nxënësve me tekste”, tha deputeti i LDK-së, Agim Veliu.

Përveç Nagavcit, sipas PDK-së, sqarime duhet dhënë edhe Ministri i Financave dhe kryeministri.

“Nga 4 milionë të planifikuara ata i kanë harxhuar 11 milionë në vitin e kaluar. Përveç kësaj, nxënësit nga klasa 6-9 nuk i kanë marrë fare librat. Nagavci si udhëheqëse e këtij procesi, Murati si përgjegjës që i kanë shpenzimet financiare dhe Kurti si shef i këtyre të parëve duhet të rrëfehen te prokuroria speciale”, tha deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Ndërsa, akuzave të Vetëvendosjes se raporti i ekspertëve u përpilua në zyrat e PDK-së iu përgjigj, Bekim Haxhiu.

“LV-ja duhet të thotë diçka, edhe me rrejtë diçka. Procesin e përzgjedhjes së ekspertëve e ka përzgjedhur Armend Muja. Kur e kanë parë raportin me Normalisht se diçka duhet të thonë ata. Mirëpo, unë besoj plotësisht se ekspertët as nuk e dinë ku janë zyrat e PDK-së, e as nuk i kemi përzgjedhur ne”, tha Haxhiu.

Sipas raportit të dalë nga puna e Komisionit Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, thuhet se u keqpërdorën 6.3 milionë euro, të cilën gjë ministrja e mohon.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA