Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Kampioni aktual Oklahoma City Thunbder nuk di për fitore në ndeshjet e fundit,ku kësaj u mundën në shtëpi nga Toronto Raptors me rezultat 103:101.
Immanuel Quickley me 23 pikë e 11 kërcime ishte më i miri për Raptors,si dhe RJ Barrett me 14 pikë e 6 kërcime,kurse në anën tjetër Brandon Ingram 13 pikë.
Tek Thunder Shai Gilgeuos Alexander me 24 pikë e 6 asistime si dhe Lugentz Dort me 19 pikë e 8 kërcime ishin më efikasët,por këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmanggur humbjen e kampionëve.
Në ndeshjen tjetër Golden State Ëarriors mposhti skuadrën e Minnesota Timberëolves me rezultat 111:85.
Stephen Curry me 26 pikë e 7 asistime ishte më i miri tek Ëarriors,teksa ka regjistruar një rekord ku u bë shënuesi i 20-të me dhe u barazua me Paul Pierce, me nga 26,397 pikë secili.
Ndërkohë tek Timberëolves më i miri ishte Anthony Edëards me 32 pikë,11 kërcime e 2 asistime.






