12.2 C
Pristina
Wednesday, March 11, 2026

“Nuk do të këndoj më në Serbi” – Këngëtari kroat kujton dhimbjet që ky vend ia shkaktoi Kroacisë

Këngëtari kroat Tony Cetinski ka deklaruar se nuk do të rikthehet më për të performuar në Serbi, pasi anuloi koncertin e tij që ishte planifikuar të mbahej më 8 Mars në sallën SPENS në Novi Sad.

Cetinski tha se vendimin për anulimin e koncertit e mori pasi u përball me një dilemë morale, kur mësoi se për shumë njerëz kjo sallë lidhet me kujtime të rënda nga luftërat e viteve ’90. Sipas tij, plagët që lufta i ka shkaktuar popullit kroat janë ende të ndjeshme dhe ai nuk dëshironte të injoronte vuajtjen e njerëzve.

“Pas gjithë asaj që ndodhi, vështirë se do të dëshiroj ndonjëherë të shkoj sërish atje. Kam marrë edhe kërcënime me vdekje ndaj meje dhe familjes sime, të cilat do t’i mbledh dhe do t’i raportoj te autoritetet,” ka shkruar këngëtari në një reagim të publikuar në rrjetet sociale.

Ai theksoi se nëse do ta kishte ditur më herët gjithë kontekstin dhe reagimet që do të pasonin, nuk do të kishte pranuar kurrë të organizonte koncert në Serbi.

Vendimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa shkrimtari kroat Marin Medak e mbështeti publikisht, duke thënë se këngëtari zgjodhi “dinjitetin para fitimit”. /Vijesti

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA