Një e mitur në Drenas dyshohet se u drogua e më pas u abuzua seksualisht, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një rast të rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së hënë, në Drenas.

Sipas raportit të policisë, atje dyshohet se një person i ka dhënë një të miture substancë narkotike e më pas e ka abuzuar seksualisht.

“Gllogoc 11.11.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia njoftoi se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA