Me 10 shkurt, një ditë pas zgjedhjeve, Albulena Haxhiu dhe Pal Lekaj duhet të paraqiten në gjykatë! Pra, derisa edhe me tutje janë kah lexohen rezultatet për deputetë, derisa krejt Kosova nën ethe pret çka po ndodhë – ministrja e drejtësisë dhe ish ministri i transportit duhet të paraqiten në Gjykatë.
Mirëpo, vepra për të cilën sonte po flasim nuk lidhet me punë ne tyre si ministra të dy kabineteve të hasmuara, por si dy deputetë opozitarë, bashkëpunëtorë e shokë të idealit.
Si dy deputetë që ishin të tymnajë të bënin sallën e Kuvendit, për të shtyrë agjendën e tyre politike, si dy politikanë, që e dinë një gjë – ky shtet e ka një sistem të ngadalshëm të drejtësisë.
Qysh është e mundshme që njerëzit të cilët i ka pa krejt dynjaja, fjalëpërfjalshëm krejt dynjaja, sepse kanë qenë në media ndërkombëtare, duke hedhë gaz lotsjellës, ose amnistohen ose edhe më tutje nuk ka vendim ndaj tyre.
Sot ka qenë seanca e radhës për Albulenën, Palin dhe Besa Baftiun e Donika Kadaj – Bujupin. Z. Lekaj dhe zonja Baftiu munguan, zonja Haxhiu shkoi në seancë e kërkoi që të mos ketë seancë në janar, kuptohet, busy me fushatë.
Gjyqtarja Fatime Demaku e caktoi seancën e radhës për 10 shkurt dhe në rregull jemi.
Qysh tash po ju garantoj që nuk kanë me shku të tretë këta në seancë dhe seanca e 10 shkurtit ka me dështu si Shqipëria në Ligë të Kombeve.
Mirëpo, dështimi i asaj seance është dëshmi e qartë e një dështimi të madh e të gërditshëm të sistemit të drejtësisë.
Sa për rikujtim rasti ka ndodhë më 2016, konkretisht më 19 shkurt 2016 derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.
Në prill të 2016-ës ndaj Pal Lekajt, Donika Kadaj Bujupit, Besa Baftiut dhe Albulena Haxhiut akuzohen për posedim të paautorizuar të gazit lotsjellës.
Pesë vjet zgjatë kjo maskaradë prej procesit gjyqësor dhe me 2021 ata lirohen nga akuzat sepse gjykata nuk e di, nuk është në gjendje të konfirmojë a është gazi lotsjellës armë, apo jo!
Qe për çka jemi kah flasim!
Çka ndodhë më pas? Prokuroria ndaj këtij vendimi ankohet në Gjykatën e Apelit dhe Apeli e kthen në rigjykiiiim, tetor 2022.
Prej tetorit 2022 deri më 2025-ën e dimë që nuk përfundon kjo lëndë. 9 vjet! 9 vjet, ky sistem i drejtësisë nuk është në gjendje të vendosë për katër deputetë të cilësive u është konfiskuar gazi lotsjellës nga sigurimi i Kuvendit.
Nëse kjo nuk ta gërditë edhe drejtësinë edhe Kosovën, pritëm pak!
Para këtyre katër gazmorëve, edhe shumë deputetë e ish deputetë tjerë gazmorë kanë kaluar nëpër procese gjyqësore.
Forja ma e mirë është ajo e Kryetarit aktual të Kuvendit Glauk Konjufcës. Në dhjetor 2015, Glauk Konjfuca është një nga disa deputetët që hedhë gaz lotsjellës. Më shumë se 8 vjet më vonë, ai lirohet nga akuza. Qe reagimi i njërit.
Mandej kuptohet, kur e kanë liruar Kryetarin i kanë liruar edhe gazmorët tjerë dhe efekti është: nëse gazi lotsjellës nuk është armë, s’di pse s’nisin me e shitë n supermarkete ose në këto far shitoret online. Nëse, me hedhë gaz lotsjellës në Kuvend nuk ka pasoja, atëherë hajde po gjuajmë edhe spraya të policisë edhe shok bomba tash për vit të ri, edhe ashtu si popull primitiv që jemi, u çmendem nga petardat e piroteknikës.
Nëse armëmbajtja pa leje, në shumicën e rasateve dënohet me gjobë dhe gati kurrë më burg, pse po çuditeni që është shtuar numri i vrasjeve dhe incidenteve me armë.
Më fjalë tjera puna e gërditshme e sistemit të drejtësisë në Kosovë, në një mënyrë ta bën me dije se mund të bartësh armë, të përdorësh armë, të dhunosh gra e fëmijë, të vrasësh njerëz me të cilët ke konflikt, të vrasësh punëtorë në vend të tyre të punës dhe të kalosh me dënime me gjobë ose me burgim minimal!
A, se për pak me harru. Dy kanë qenë arsyetimet pse është përdorë gazi lotsjellës në Kuvend. Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Sot e dëgjova fjalimin vjetor të Presidentes. Për kufi me Malin e Zi, nuk flet më kush në këtë vend, e as Presidentja, e kemi miratuar demarkacionin dhe në rregull jemi, dihet ku është kufiri, Mali i Zi është në NATO dhe në rregull jemi!
Për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sot foli Presidentja! Këtë punë nuk e kemi kry akoma, është kah pritet që 10 vjet dhe ka me qenë temë edhe shumë të tjera.
Ata që kanë hedhë gaz lostjellës, kanë marrë vota, pare, pushtet e privilegje, populli ka qenë një kohë të gjatë i izoluar pa liberalizim të vizave, kurse shteti tash është i izoluar nën sanksione.