Nëntë anëtarët e familjes Hagjijaj bëhen me shtëpi, Kurti: Komunitete kanë nevojë për banim të dinjitetshëm

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar vizitën e tij tekë familjet e komuniteteve jo-shumicë të cilat janë përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive, raporton EO.

Ai me këtë rast ka vizituar familjen e Sefer Hagjijaj, nga fshati Vitomericë e Pejës nga komuniteti rom, familje kjo përfituese nga kjo thirrje, për të cilën Kurti tha se kjo familje nëntë anëtarshe ka nevojë për banim të dinjitetshëm dhe për kushte të jetueshme.

Ai ka shtuar se për dy jave kësaj familje i është vendosur kulmi dhe se janë mbetur edhe pak ditë që ata të fillojnë një jetë të re në shtëpin e re.

“Sefer Hagjijaj i përket një familje nëntë anëtarshe dhe i përket komunitetit rom që ka nevojë për banim të dinjitetshëm për kushte të jetueshme për vetën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Për dy javë ditë i është vendosur kulmi kësaj shtëpie të re dhe tash dy ditë e gjysmë po vazhdon suvatimi dhe rregullimi i fasadës. Do të ketë edhe disa ditë punë në mënyrë të hyjnë në shtëpinë e re dhe ta fillojnë edhe jetën. Më lejoni ta falënderoj edhe ministrin Krasniqi për ndarjen e fondeve për ndërtimin e gjithsej 57 shtëpive në të gjithë Kosovën për komunitetet jo shumicë për familjet që në aspektin social i kanë nevojat më të mëdha”, tha ai

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, theksoi që nga kjo skemë kanë përfituar edhe familjet në veriun e Kosovës, sipas tij, vitin tjetër do të rrisin numrin e familjeve përfituese.

“Gjithsej janë ndërtuar 57 shtëpi, skema ka qenë për komunitetet pakicë në komunë që i bie edhe në veri të vendit kemi ndërtuar 5 shtëpi në kuadër të së njëjtës skemë ndërsa të tjerat janë edhe në pjesën tjetër të Kosovës. Peja ka numër të theksuar të komuniteteve edhe të gjitha komunitetet që jetojnë këtu kanë përfituar nga një shtëpi për ata që kanë aplikuar nga personat në nevojë. Skemë e jashtëzakonshme kemi 57 kërkesa me pak këtë vit, e në vitin tjetër do të rritet numri i shtëpive për persona me nevoja në Kosovë”, tha ai.

Kryefamiljari Sefer Hagjijaj, u shpreh shumë i lumtur dhe mirënjohës për faktin që është bërë më shtëpi, ai theksoi faktin se shtëpia është ndërtuar brenda dy muajve.

“Ndërtimi deri më kulm ka marr dy javë ditë kryesisht 14 ditë, fasada dy ditë e gjysmë brenda e jashtë dhe jemi të kënaqur”, tha ai.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA