spot_imgspot_img
spot_img

Nëna zgjohet për çdo zë, babai nuk dëgjon as të qarat? Studimi zgjidh më në fund dilemën

Nënat zgjohen natën deri tri herë më shpesh për shkak të bebeve, ndërsa baballarët shumë shpesh as nuk e dëgjojnë kur fëmija qan. Ekspertët më në fund kanë zbuluar misterin se si është e mundur kjo

Është natë, bebja qan, dhe nëna e rraskapitur ngrihet nga shtrati për ta marrë fëmijën, për ta ngushëlluar, ushqyer dhe për ta vënë përsëri në gjumë… Babai vazhdon të flejë thellë pranë saj, duket pothuajse i izoluar nga tingulli i të qarit, sikur ndodhet në një dhomë tjetër. Në mëngjes, kur nëna ankohet se ka fjetur keq sepse bebja është zgjuar gjatë gjithë natës, babai, disi i habitur, e bind se nuk ka dëgjuar asgjë.

Si është e mundur? A janë vërtet burrat më pak të prirur, “të programuar” që të mos e dëgjojnë të qarën e bebes gjatë natës? A është kjo thjesht një dallim biologjik në ndjeshmërinë e veshit apo bëhet fjalë për diçka tjetër?

Një studim më në fund është marrë me këtë temë, dhe ja çfarë ka zbuluar, transmeton Telegrafi.

Burrat zgjohen pak më rrallë se gratë nga tingujt e qetë të të qarit, por po aq shpesh sa gratë nga tingujt më të fortë. Studiuesit gjetën një ndryshim shumë të vogël në nivelet më të ulëta të decibelëve (33 deri në 44 decibel, pak më i lartë se pëshpërima), ku gratë kishin 14% më shumë gjasa se burrat të zgjohen si nga tingujt e të qarit, ashtu edhe nga alarmet në këto nivele. Megjithatë, në nivele më të larta të decibelëve (që është, me shumë gjasë, niveli i vërtetë i të qarit të një bebeje në monitor ose në të njëjtën dhomë), nuk u vërejtën dallime në zgjim midis burrave dhe grave.

Nënat zgjohen për beben rreth tre herë më shpesh se baballarët. Ky studim zbuloi se nënat zgjohen më shpesh se baballarët në shumicën e familjeve. Vetëm rreth 23% e familjeve deklaruan se nënat dhe baballarët zgjohen njësoj shpesh. Vetëm 1% e familjeve deklaruan se babai zgjohet më shpesh se nëna. Ky rezultat mbështet kërkimet e mëparshme, të cilat në mënyrë të qëndrueshme tregojnë se gratë zgjohen me bebet më shpesh se burrat, edhe kur përjashtohet periudha e gjidhënies apo fakti nëse të dy prindërit punojnë jashtë shtëpisë, shkruan Psychology Today.

Dallimi shumë i vogël në ndjeshmërinë e dëgjimit mes burrave dhe grave nuk mund të shpjegojë ndryshimet e mëdha në faktin se nënat zgjohen më shpesh se baballarët. Duke marrë parasysh këtë ndryshim minimal në ndjeshmëri, shkencëtarët llogaritën se nënat do të duhej të zgjoheshin në rreth 57% të rasteve të zgjimeve të bebes. Megjithatë, studimi zbuloi se ato zgjohen në 76% të rasteve, gjë që sugjeron se faktorë të tjerë, përveç ndjeshmërisë së dëgjimit, mund të jenë në lojë.

Pse nënat zgjohen më shpesh?

Nëse çështja nuk lidhet me faktin që baballarët “nuk e dëgjojnë” të qarën, pse gratë zgjohen me bebet shumë më shpesh? Gjidhënia, logjikisht, është një faktor i rëndësishëm, por kërkimet tregojnë se as ajo nuk i shpjegon plotësisht këto dallime. Dallimet në lejen prindërore dhe pritjet shoqërore ka shumë gjasa të luajnë rol. Interesante është se ky studim është kryer në Danimarkë, e cila ka politikë neutralë gjinore për lejen e prindërve (24 javë për secilin prind) dhe qëndrime më “të barabarta” ndaj roleve gjinore.

Kjo nënkupton se në vende të tjera, ku është më e zakontë ideja se gruaja duhet të kujdeset për fëmijën, këto dallime në zgjimet gjatë natës janë edhe më të theksuara.

Pse është e rëndësishme që edhe baballarët të jenë të përfshirë?

Studimi tregoi se nënat vazhdojnë të kryejnë pjesën më të madhe të zgjimeve gjatë natës, edhe në shoqëri si ajo daneze. Megjithatë, një numër i madh hulumtimesh tregon se përfshirja më e madhe e baballarëve në kujdesin e natës për beben sjell përfitime të mëdha për tërë familjen. Së pari, dhe ndoshta më e rëndësishmja, sa më shumë që baballarët kujdesen natën për bebet, aq më rrallë ato zgjohen dhe kanë një gjumë më cilësor.

Nuk është për t’u habitur që përfshirja më e madhe e baballarëve lidhet edhe me rezultate më të mira për nëna, përfshirë më pak pagjumësi, më shumë kënaqësi në vetvete dhe më shumë besim në lidhje me gjumin e fëmijës. Së fundi, në familjet ku kujdesi i natës për fëmijët ndahet më barabartë, baballarët raportojnë një lidhje më të fortë me bebet e tyre. /Telegrafi/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA