Kalo te përmbajtja
Të fundit

Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacioni i kancerit të vezoreve në stad të avancuar

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacioni i kancerit të vezoreve në stad të avancuar

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ekipi i mjekëve specialistë gjinekologë ka realizuar me sukses një operacion tejet sfidues te pacientja H.M., e diagnostikuar me kancer të vezoreve në stad të avancuar.

Në njoftim theksohet se për shkak të natyrës së sëmundjes, operacioni ka përfshirë një procedurë të gjerë kirurgjikale për eliminimin e pjesës malinje, duke kryer histerektomi totale me adneksektomi bilaterale (largimin e mitrës bashkë me të dyja vezoret dhe tubat e Fallopit).

Reklamë

Po ashtu, bëhet e ditur se është kryer omentektomi infra-kolike (largimi i cipës dhjamore të zorrëve) dhe apendektomi (largimi i zorrës së verbër).

​“Ky sukses mjekësor vjen si rezultat i profesionalizmit të lartë të ekipit të gjinekologëve dhe stafit mbështetës, duke konfirmuar kapacitetet e spitalit për trajtimin e rasteve të rënda. ​Ndërhyrja u udhëhoq nga mjekët specialistë: Dr. Arben Hajrizi, Dr. Granit Zogaj dhe Dr. Vjollca Çitaku, specialistë të gjinekologjisë, Dr. Arbër Bardhaj, specialist i anesteziologjisë, Xhemë Peci, teknik i anestezionit, si dhe instrumentaret Besarta Tahiri dhe Vildane Aliu”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Reklamë

Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacioni i kancerit të vezoreve në stad të avancuar | ATV