Ka ndërruar jetë në spital pak orë pasi u plagos me armë zjarri 52-vjeçari biznesmeni Eduart Reci.
Ai mbeti i plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë, ku u qëllua nga me një plumb në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të banesës së tij, ndërsa u transportua te spitali i Traumës, por nuk ia doli dot.
Megjithëse motivet e sulmit mbeten të paqarta, dyshohet se atentatori mund ta ketë qëlluar nga një distancë e largët, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë nuk shfaqen autorët, gjë që ngre dyshime mbi mënyrën e kryerjes së sulmit.